“Beteja” për ujin e Sinecit, banorët e Lumasit: Gati padia për Bashkinë Kuçovë
Banorët e Lumasit në Kuçovë vijojnë protestat kundër një projekti të bashkisë për ndërtimin e një ujësjellësi me ujin e burimit të Sinecit. Por me dyshimet se gjithçka po bëhet në funksion të një biznesi ata paralajmëruan se do ti drejtohen gjykatës.
Banorët e fshatit Lumas hedhin në gjyq bashkinë e Kuçovës për të ndaluar projektin për shfrytëzimin e burimit të Sinecit për ndërtimin e një Ujësjellësi.
Në protestën e radhës, banorët hartuan një peticion dhe lajmëruan nismën për t'iu drejtuar gjykatës për çështjen.
"Kemi firmosur që këtë ta hedhim në gjyq."
Ngrenë akuza për projekt korruptiv e abuziv.
"Kryetari i bashkisë së Kuçovës nuk del në takim për projektin, është korruptiv."
Ndaj thonë se janë të vendosur për të mos lejuar shfrytëzimin e e burimit që komuniteti ka përdorur ndër shekuj.
"Banorët kanë shumë pak tokë, 500 metra për frymë dhe me atë jetojnë. Imagjino po të marrësh ujin këtu mbetet shkretëtirë."
Banorët e Lumasit kanë gati dy vite që protestojnë kundër projektit që thonë se u merr ujin me të cilin kanë të lidhur jetesën në zonë, thonë se ankesat e tyre kanë rënë në veshin e shurdhët të bashkisë Kuçovë.

