Një vit pa Teatrin Kombëtar, 17 Maji "shpallet" si dita e përkujtimit të krimeve kundër kulturës
Në 1-vjetorin e shembjes së Teatrit Kombëtar, aktivistë, artistë dhe qytetarë zhvilluan një manifestim për të shprehur edhe një herë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Pasi vendosën lule në sheshin ku dikur ndodhej Teatri, ata thanë se kërkojnë drejtësi ndërsa thonë se dosja “Teatri” do të jetë një sprovë për institucionet e reja të gjyqësorit.
Një vit pas shembjes së godinës, lule dhe qirinj u vendosën para sheshit ku dikur ishte Teatri Tombëtar.
Aktivistët e nisën marshimin te sheshi ku qëndruan për 24 muaj fillimisht duke kërkuar anulimin e shembjes e më pas, duke kërkuar drejtësi për rrafshimin e objektit.
Aktivistë të njohur dhe emra të rinj të rreshtuar në mbrojtje të kauzës së Teatrit, kërkuan ndërtimin e institucionit ku ishte dhe sic ishte.
17 maji, për aktivistët dhe qytetarët do të jetë një ditë që do kujtohet çdo vit.
"Sot me 17 maj 2021, një vit pas shembjes së Teatrit Kombëtar ne si qytetarë, aktivistë, intelektualë të angazhuar në jetën shqiptare përkujtojmë ditën kur shteti ligjor u vra nga pushteti.Korrupsioni kokë e këmbë në një projekt mafioz, arroganca në vendimmarrje pa konsultim me qytetarët dhe dhuna në ushtrimin e vendit dëshmuan qartësisht se diktatura është instaluar fort në Shqipëri.Prej këtij sheshi shpallim 17 majin si ditën e përkujtimit të krimeve kundër kulturës. I bëjmë thirrje SPAK, Prokurorisë dhe gjykatës që po shqyrtojnë çështjet për teatrin, në mënyrë të veçanti Gjykatës Kushtetuese që me 3 qershor 2021 të gjykojnë bazuar në Kushtetutën e vendit".
Një mesazh patën edhe për ndërkombëtarët.
"Mos mbështetni stilokracinë, shqiptarët meritojnë më shumë.Nga sheshi i Teatrit Kombëtar ne sot bëjmë thirrje kundër diktaturës së re që përdor metodat me përgjime dhe përndjekje të Sigurimit të Shtetit për të siguruar dhe mbajtur pushtetin që si pasojë ka shkatërrimin e çdo gjurme kulture nga kryeqyteti jonë".
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit mbetet e vendosur në betejën e saj për të ndërtuar Teatrin ku ishte dhe si ishte.
"Qëndresa jonë si qytetarë duhet dhe do të vazhdojë në rrugë institucinale, diplomatike dhe rrugë paqësore. Ne do ta kemi shtetin tonë ligjor, do të rifitojmë dinjitetin tonë të rimëkëmbur dhe do të ndërtojmë Teatrin Kombëtar ashtu si ishte dhe ku ishte".
Këngëtarja trembet "keq" teksa flet për dashurinë
17 Maj, 11:07
Studiuesja amerikane, Lori Army, e cilëson shembjen e Teatrit, si një veprim komunist, i cili vuri në rrezik edhe jetë qytetarësh.
Ndërtesa e Teatrit Kombëtar nisi të shembej në orën 04:00 të mëngjesit të 17 majit të vitit të shkuar.
Pas dy vitesh protestë të artistëve, policia ndërhyri duke larguar ata që qëndronin brenda godinës duke vijuar me shembjen.
Prej asaj kohe në SPAK janë dorëzuar disa padi për shkelje, si dhe në Gjykatën Kushtetuese presidenti Meta ka kërkuar pavlefshmërinë e ligjit që lejonte shembjen.


