FNSH zbarkon në Fier, kontrollon parcela me kanabis

Forca të shumta të policisë së rendit, repartit Shqiponja dhe FNSH ndodhen në zonën ku u gjet lënda narkotike e mbjellë dhe ku ndodhi përplasja me armë  e policisë dhe 29 vjeçarit nga Patosi Greseld Shpataraku, i cili mbeti i plagosur.

Ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier.

Greseld Shpataraku ka kërcënuar  me kallashnikov policinë pasi këta të fundit kishin shkuar pranë parcelës me kanabis.

Uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren ndodhen krerët më të lartë të Drejtorisë së Policisë Fier.

Fill pas ngjarjes, behet ne dije se SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin  për grupin i cili zhvillonte kontrollin rutinë në territor. Qëllimi i hetimit është zbulimi i dinamikës së ngjarjes. 29 vjeçari, i cili mbeti i plagosur aktualisht ndodhte në reanimacion në spitalin eFierit nën kujdesin e mjekëve.