Vodhi lokal e banesë brenda ditës, arrestohet 42-vjeçari në Divjakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 09:58
Policia e Divjakës ka arrestuar një 42-vjeçar i cili dyshohet se ka vjedhur me thyerje një lokal në datën 14 maj 2021.
I arrestuari dyshohet gjithashtu se është autor vjedhjes së dy banesave.
“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S. është autor i dyshuar i vjedhjes me thyerje të lokalit të shtetasit D. O. dhe banesës së shtetasit G. T., ndodhur në datë 14.05.2021, si edhe i vjedhjes së banesës së shtetasit R. M., ndodhur në datë 10.05.2021, në fshatin Çermë “, informon policia.
Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale "Moskallëzim krimi", shtetasi A. P., 52 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

