KAS hap 24 kutitë e Beratit në sy të partive
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 10:50
KAS ka nisur hapjen e kutive të materialeve zgjedhore të 24 QV-ve në Berat.
Partia e Monika Kryemadhit pretendon në këto zona ka pasur parregullsi dhe shkelje të rënda, të cilat kanë ndikuar në marrjen e mandatit të parë në Berat, për vetëm 77 vota.
KAS vendosi marrjen e materialeve zgjedhore si provë, duke hapur kështu 24 kuti
Kutitë po hapen në prani të partive politike për të këqyrur nëse përputhen me parregullsitë e pretenduara nga LSI, më pas 5 anëtarët do të vendosin nëse në këtë qark do të ripërsëriten zgjedhjet apo jo.