"Lutuni për Myanmarin!" Mesazhi politik në Miss Universe: Njerëzit po vdesin dhe pushkatohen

Meksikania, Andrea Meza u kurorëzua Miss Universe në Florida, në një mbrëmje që riktheu konkursin e përvitshëm të anuluar për shkak të pandemisë.

Por, vemendjen e tërhoqën deklaratat politike të konkurrentëve kundër urrejtes me bazë racore dhe konflikti në Mianmar.

Miss Myanmar, Thuzar Wint Lwin, përcolli një mesazh të fuqishëm për një grusht shteti në vendin e saj.
"Njerëzit tanë po vdesin dhe po pushkatohen nga ushtria çdo ditë," tha ajo gjatë videos së saj të prezantimit, ku shfaqeshin foto të saj duke marrë pjesë në protestat anti-grusht shteti.

"Prandaj unë do të doja t’i nxisja të gjithë të flasin për Mianmarin," tha Lwin, e cila gjithashtu fitoi çmimin për kostumin më të mirë kombëtar, ndërsa në skenë mbajti lart pankartën: "Lutuni për Mianmarin".

Vendi prej 1 shkurtit ka qenë në trazira, kur ushtria rrëzoi udhëheqësin civil Aung San Suu Kyi.

Edhe përfaqësuesja e Singaporit përdori pjesën e kostumeve kombëtare për të bërë një deklaratë politike.

Në pelerinën e saj, me ngjyrat e flamurit të Singaporit, shkruheshin fjalët "Stop urrejtjes për aziatikët".

Konkursi “Miss Uniniverse” në vitet e fundit, e ka zhvendosur imazhin, duke u përqëndruar më shumë në fuqizimin dhe aktivizmin e grave.

"Lutuni për Myanmarin!" Mesazhi politik në Miss Universe: