Meta niset në Slloveni do mbajë fjalim para presidentëve të Rajonit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 09:46

Presidenti i Republikës Ilir Meta niset sot në një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë, ku mësohet se do të marrë pjesë në përvjetorin e 10-të të Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit.
Ky samit do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj.
Në këtë takim pritet të jenë të pranishëm edhe Presidentët e vendeve të rajonit.
Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal, informon presidenca.