Humbi jetën i riu, gardhi metalik i shembur dhe xhamat e thyer si dëshmi e aksidentit tragjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2021, 09:20
Këto shenja ishin prova e mbetur në rrugën e Kavajës nga aksidenti tragjik ku humbi jetën një 32-vjeçar.
Ora News u rikthye këtë mëngjes, 17 maj, në vendin e ngjarjes, ku gardhi metalik i shembur dhe xhamat e thyer kanë mbetur si dëshmi.
Aksidenti u regjistruar rreth orës 01:30. 33-vjeçari me iniciale R. K mësohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


