Tarifat e larta të tërminalit, shoferët e autobusëve në Korçë pezullojnë punën, Bashkia vendos rishikimin


Dhjetëra shoferë të autobusëve në Korçë protestuan paraditen e sotme pranë terminalit të autobusëve për çmimet e larta të vendosura.

Sipas shoferëve, çmimi i qëndrimit brenda në tërminal është i lartë.

Sot ata nuk kanë futur autobusët në terminal në shenjë proteste.

Nga 0-5 minuta është falas, pasi kalon një sekondë nga këto 5 min, tarifa bëhet 300 lekë.

Në Bashki nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhje pasi terminali është pronë private ndërkohë që shoferët janë me licencë nga bashkia.

Tarifat e larta të tërminalit, shoferët e autobusëve në
Protesta e shoferëve të autobusëve

Bashkia është rregullatori por nuk ndërhyn.

"Kërkojmë të gjendet zgjidhja nga Bashkia për taksitë në të zezë dhe për tarifat që duhet të vendosen në bazë të të ardhurave tona. Sot është dita e parë ku pezullohet puna nga shoferët. Dhe do të hyjnë në grevë nëse nuk gjendet zgjidhja" thonë ata.

Vetëm për autobusët janë 26 linja rrethqytetëse, me më shumë se 30 autobusë. Tarifa diskutohej prej 5 ditësh por vetëm sot u aplikua.

Protesta pasoi një takim me kryetarin e Bashkisë Korçë, ku u vendos që do të rishikohen tarifat për mjetet, pasi ka qënë një vendim i marrë vetëm nga subjekti (terminali), duke mos u konsultuar me bashkinë. Ditët në vijim do të vendosen tarifa të tjera.