I dehur, përplasi me “BMW” mjetin bujqësor, i plagosuri rëndë te Trauma

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, si shkaktar i një aksidenti rrugor me pasojë plagosjen e një personi.

Uniformat blu thanë se arrestuan shtetasin M.K., 36 vjeç,  banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Gjiri i Lalzit - Maminas, në fshatin Rrotull, Shijak, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW” është përplasur me mjetin bujqësor motokarro  pa targa, me drejtues shtetasin I.V., 36 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje serioze për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.