U helmua me lëndë herbicide bujqësore, e mitura nga Fieri në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2021, 15:44
Një e mitur është paraqitur sot në spitalin e Fierit gjendje të rëndë shëndetësore.
16-vjeçarja banuese në Drenovë të Mallakastrës, dyshohet se ka konsumuar lëndë herbicide bujqësore.
Ajo ndodhet në reanimacion në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

