Vau i Dejës ngrihet në protestë kundër rritjes së taksave
Banorët e Vaut të Dejës, në Shkodër, kanë protestuar të mërkurën, 12 maj, për rritjen e taksave lokale, ndërsa ata kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të Bashkisë Mark Babani për shpërdorimin e tyre.
Me pankarta në duar dhe me thirrje kundër kryetarit të bashkisë Mark Babani, banorët e Vau Dejësit dolën në protestë.
Akuzat e banorëve ndaj administratës lokale janë për rritje taksash sipas tyre në mënyrë abuzive, si dhe mungesa e ndërhyrjeve në terren për pastrimin e mbetjeve.
Ato paralajmërojnë se protestat do të vijojnë nëse nuk reflektohet për të riparë sistemin e taksave.
Banorët e kësaj zone thonë se shqetësimet kryesore janë niveli i lartë i papunësisë dhe emigrimi, prandaj rritja e taksave në këtë formë do të ndikojë negativisht tek familjet e mbetura.

