"Ik ti, hajde ti" Gentian Zenelaj: Eshtë për të ardhur keq, ne jemi tolerantë, por për politikë të vrasim
Mandati i tretë i Edi Ramës dhe e ardhmja e politikës pas 25 prillit, ishte tema e diskutimit në emisionin Tempora me Sonila Meçon.
Nuk mund të mos komentonte aktori Gentian Zenelaj i cili shprehet se procesi i zgjedhjeve në Shqipëri ka qenë dhe është gjithmonë traumatik. Ai thekson se Kosova edhe pse është shtet më i ri se sa ne, po na mëson se si të votojmë .
"Nuk e di, pse për ne Shqiptarët para, gjatë dhe post, zgjedhjet janë gjithmonë traumatike.
Nuk kam parë akoma një palë votime që të votohet. Me sa duket po na mëson Kosova ne, edhe pse ka shtet shumë shumë më të ri se sa ne. Është për të ardhur keq që unë vazhdoj dhe shoh sulme, sharje, hap kutitë, mbyll kutitë, ik ti, hajde ti.
Ajo që mua më llahtaris është, se ne jemi një popull kaq tolerant. Mund të jetojmë me këdo. Por, po i shajtëm partinë, ne vrasim. Ne vrasim për politikë."
