Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve shtron iftar, të ftuar personalitete të politikës dhe Ambasadorja Kim
Përveç besimit në Zot muaji i shenjtë i Ramazanit na mëson ndër të tjera të jemi bashkë e të shpërndajmë dashuri.
Tashmë traditë, një iftar i shtruar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Dede Edmond Brahimaj, bëri bashkë personalitete të fushës së politikës, kulturës e medias.
E ftuar nderi ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Juri Kim ndërsa si dëshmi e harmonisë fetare të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve përcolli urime për besimtarët myslimanë.
"Paqa dhe bekimet e Zotit të lartësuar qofshin mbi të gjithë ata që agjëruan moralisht, shpirtërisht dhe fizikisht. Por edhe mbi të gjithë të tjerët jo mysliman të cilët me mirësitë e tyre qe me na i bënë më të lehtë këtë muaj. Përmend bektashinjtë sikundër të gjithë myslimanët nuk ka gjë më domethënëse se këto mbrëmje të përbashkëta më të krishterë, ortodoks dhe katolik me ëngjëllorë me besimtar hebrenj dhe të besimeve të tjera dhe vet zoti i lartësuar kënaqet kur na shikon kështu të bashkuar."
Ambasadori i Izraelit u ndal në fjalën e tij te bashkëjetesa fetare, vlerë e trashëguar ndër vite.
"Vetëm nëse solidarizohemi me njëri tjetrin dhe do të provojmë të tilla vlera do të kuptojmë se mes feve ka shumë më shumë të përbashkëta sesa ndaj shihet."
Muaji i Shenjtë i Ramazanit përfundon të mërkurën, ndërsa të enjten pas 30 ditëve agjërim e sakrificë besimtarët myslimanë do të kremtojnë Bajramin e Madh.
