Vlorë/ 48 vjeçarit i kapin në makinë 130 doza kanabis
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2021, 13:36
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar i cili dyshohet se merrej me shitje të drogës.
Shtetasi i arrestuar është J. H., banues në Orikum.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz” që drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 130 doza me lëndë narkotike kanabis si dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
