Himarë/ 27-vjeçarja dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, në gjendje të rëndë shëndetësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2021, 13:24
Një shtetase 27 vjeçe në Himarë dyshohet se ka konsumuar fotoksinë.
Sipas njoftimit paraprak nga burimet mësohet se shtetasja K.L është paraqitur sot rreth orës 11:00, në spitalin e Himarës për të kërkuar ndihmë shëndetësore.
Shtetasja K. L. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
