Tempora/ Qendrimi i SHBA-se per zgjedhjet e 25 prillit
Në 28 Prill, në njoftimin e zëdhënësit të DASH, Ned Price thuhej se: “SHBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”.
Po atë ditë ambasadorja amerikane në tiranë, zonja yuri Kim do të shkruante në Twitter se: ne e përgëzojmë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste për fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë”.
Por megjithëse më herët një raport paraprak i OSBE-Odihr-it fliste për aspekte thelbësore që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm, që nga shit-blerja e votës, vrasja në Elbasan, mediat e kapura, e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste, ambasadorja amerikane vijoi në postimin e saj se: “duke njohur rezultatin e zgjedhjeve dhe duke bashkepunuar me njëri tjetrin, liderët do të dëshmonin një përgjegjshmëri për të mirën e Shqipërisë”.
Sa për raportin paraparak të OSBE-ODIHR-t që dëshmonte problematika serioze në raport me zgjedhjet, zonja Kim vijon se presim raportin final i cili duhet të shërbejë për përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Në fund ambasadorja shton se sistemi i drejtësisë duhet të ndëshkojë këdo ka shkelur ligjin dhe ka penguar të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe.
Por në datën 7 Maj, Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE në bëri një deklaratë mbi zgjedhjet e 25 prillit, ku përdorimi i administratës shtetërore në zgjedhje, blerja e votës dhe keqpërdorimi i të dhënave personale të qytetarëve janë komentuar me shqetësim. Konstatimet janë bërë duke u bazuar kryesisht në raportin paraprak të OSBE/ODHIR.
Ne raport përgëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirë organizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja, si edhe sistemi i ri elektronik i identifikimit të votuesve, si një mënyrë për te lehtësuar e minimizuar votimin e dyfishtë, atë familjar dhe të falsifikimit të zgjedhësve.
Por, ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së, kanë dalë në përfundimin se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratës lokale dhe keqpërdorimit të burimeve administrative.
Praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësues është publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve.
SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkeli ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.
Në raport theksohet se SHBA mirëpresin njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore, duke shpresuar se raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria do ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore.
Në fund garantohet se SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin në demokraci, mbrojtje dhe tregti.
(Pergatitur per emisionin "Tempora" ne RTV Ora)