Tempora/ “Ti voton, ne e gjejmë se për kë”, eksperimenti social
“Ti voton, ne e gjejmë se për kë”.
Ky ishte eksperimenti social i pazakontë i zhvilluar pak ditë më parë në kryeqytet, ku një grup qytetarësh improvizuan një Komision Votimi, e gjitha bazuar në rregullat e 25 Prillit.
Por kishte një përjashtim, secili qytetar duhet të fotografonte votën përpara se sa ta hidhte atë në kuti, me qëllim vërtetimin nëse qytetarët mund të identifikoheshin.
Pas mbylljes së procesit të votimit të supozuar, Altin Goxchaj dhe grupi që ndërmori këtë eksperiment e treguan me fakte se si votuesit ishin lehtësisht të identifikueshëm nga komisionerët.
"Kjo është 9-ta që ka votuar 13. Këta e ka votuar Liri Dema."
Edhe votat e pavlefshme ishin lehtësisht të verifikueshme.
"Votë e pa vlefshme, poshtë komunistët poshtë diktatura."
Por si identifikoheshin të gjithë votuesit në këtë proces, e zbulon Altin Goxhaj në përfundim të këtij eksperimenti social.
"Ky numër është emri juaj dhe unë nuk kisha si ta bëja me emër por e bëra me emër."