Përndiqte të renë në Skrapar dhe ushtronte dhunë në familje, arrestohet 34 vjeçari

Policia e Skraparit ka arrestuar në flagrancë 34-vjeçarin që është denoncuar nga një shtetase 26 vjeçe se e ka ngacmuar seksualisht dhe ka tentuar të hyjë në banesën e saj me dhunë.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Olgert Sinanaj  34 vjeç, banues në Skrapar, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 26 vjeçe, se ky shtetas e ka përndjekur, ngacmuar dhe ka tentuar të hyjë me dhunë në banesën e saj,” informon policia. 

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, në mënyrë të vazhdueshme.  

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprat penale "Përndjekja" dhe "Dhuna në familje".