Basha: OFL, Operacioni Kriminal Negocimi i Edi Ramës me krimin, beteja nuk ka mbaruar më 25 prill

Situata post zgjedhjeve dhe vendimet që duhet të ndërmarr Partia Demokratike, e çuan Lulzim Bashën në Lezhë për të diskutuar me strukturat.  Kryedemokrati, tha se bandat me bekimin e kryeministrit morën në dorë zgjedhjet. 

"Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e përditshme e Kodit Zgjedhor me punësime të paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimet nga puna," tha kryedemokrati.

 Lulzim Basha, tha se partia demokratike nuk do të ndalet  deri sa  të ndërtojë një të ardhme më të mirë për qytetarët.

"Meqë i pëlqen shumë futbolli hajdutit të zgjedhjeve të 25 prillit siç e dinë të gjithë tifozët e sportit këtu kur bëhet një faull nuk mbaron ndeshja, jepet kartoni i kuq dhe gjuhet faulli apo penalltia. Më 25 prill nuk ka mbaruar ndeshja. Shqiptarët po i ngrenë dhe do t'i ngrenë kartonët e kuq. Detyra jonë nuk ka mbaruar," u shpreh Basha.

Në Lezhë Basha përmendi me emra, ata që i cilësoi njerëz të inkriminuar që vodhën votat. Në këtë linjë  akuzoi operacionin  OFL, duke e quajtur operacion kriminal i negocimit të kryeministrit Rama me krimin.