Vrasjet në vend/ Çela: Prokuroritë e rretheve të ndërveprojnë me SPAK, të veprojnë pa vonesa

Kryeprokurori Olsian Çela, i pyetur në lidhje me krimet në vend që ditët e fundit vrasjet e njëpasnjëshme kanë tronditur vendit, shprehet tha se kjo përgjigje do kohë të gjatë.

Më tej ai thotë se Prokuroria nuk duhet të të humbasë asnjë çështje të rëndësishme teksa shton se prokurorët duhet të zabatojnë të gjitha detyrat. Ai thotë se ne lidhje me ngjarjet kriminale prokuroritë e rretheve të ndërveprojnë me SPAK

“Po tani jemi për krimet zgjedhore  është e vështirë të analizojmë të gjithë kriminalitetin. Unë mendoj që prokuroria të mos humb fokusin mbi asnjë çështje të rëndësishme. Prokurorët  të zabatojnë të gjitha detyrat dhe ngjarjet e rënda kriminale. Prokurorët të ruajnë, të jenë koherente dhe të kenë bashkëpunim me SPAK qoftë për krimin e organizuar, trafiqet.  Prokurorët të veprojnë pa vonesa dhe me rezultate konkrete."

I pyetur nëse ka patur blerje votash, Çela u përgjigj se për këtë duhet pyetur SPAK.

"Blerja e votave është kompetencë e SPAK”- tha ai.