Durrës/ Ora News zbardh dinamikën: Si do bëhej shkëmbimi i pakos me kokainë tek Ura e Dajlanit dhe ndjekja

Ora News zbardh dinamikën e arrestimit të 4 personave të dyshuar për trafik kokaine në Durrës.

Operacioni i koduar “Taksisti” u ndërmor pasditen e 11 majit, ndërsa në pranga u vendosën 4 persona të cilët kanë tentuar të largohen dhe policia informoi dje se ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.

Të arrestuar janë Erges Shehi, 30 vjeç, Vilson Mimini, 29 vjeç (i dënuar me pare me korrupsion aktiv), Armando Gjoka, 55 vjeç, të tre   banues në Durrës  dhe Agron Baci, 52 vjeç, banues në Tiranë.

Kokaina drejt Tiranës


Ora 16:00  në seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë VENDORE TË Policisë2 Durrës mbërrin një informacion ku njoftonte për marrjen e kokainës e cila më pas do të dërgohej në Tiranë.

“Armando Gjoka i cili drejtonte një mjet taksi me ngjyrë të verdhë me targë AA 184 T sëbashku me lidhjen e tij shoqërore shtetasin Agron Baçi do të merrnin një sasi lënde narkotike të llojit kokainë nga dy persona në afërsi të urës së Dajlanit në Durrës të cilën do ta transportonin në drejtim të Tiranës.

Ora 16:50 Takimi tek Ura e Dajlanit

Në afërsi të urës së Dajlanit në rrugë, përballë bar kafe “….” Armando Gjoka parkoi taksinë dhe me Agron Baçi, pasagjer zbritën dhe u takuan me dy persona në moshë të re  duke u ulur në lokal në verandë sëbashku

Pakoja me qese të zezë

Pasi qëndruan për disa minuta njëri nda dy personat që prisnin në tavolinë në dorë mbante një qese të zezë plastike të fryrë që të krijonte dyshime se kishte diçka brenda.

Ndërhyrja dhe tentativa për arratisjen

Nisur nga dyshimte policia ndërhyri për kontrollin e personave të cilët sapo pikasën prezencën e policisë u larguan me vrap duke u futur në rrugica prapa pallateve.

Hedh pakon

Personi që mbante qesen e zezë në ndjekje e sipër nga shërbimet e policisë hodhi qesen në rrethimin e një banese në afërsi të rrugës kryesore dhe menjëherë më pas u neutralizua, informon policia e Durrësit

Gjithashtu u bë kapja e personit tjetër që u largua me vrap si dhe të shtetasve Armando Gjoka dhe Agron Baçi  ku këta të dy arritën të largoheshi. Në momentin e kapjes u be dhe fiksimi me cilësinë e provës materiale i qeses së zezë që u hodh   

nga personi që u largua me vrap brenda se cilës u konstatua lënda e dyshuar  e llojit kokainë në formën e një kallëpi të mbështjellë me natriban në formë drejtkëndëshi.

Pas kapjes rezultoi se personi që u largua me vrap me lëndën e dyshuar kokainë ishte shtetasi Erges Shehi ndërsa personi tjetër u identifikua si Vilson Memini.

Të katër personat u arrestuan.