Kërcënoi se do të hidhej nga Muzeu Kombëtar, zbret qytetari

Një person tentoi për disa minuta të hidhej nga lartësia ditën e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.35 kur shtetasi Admir Jahelezi është parë teksa qëndronte në skelat e vendosura në ndërtesën e “Muzeut Kombëtar” dhe për disa minuta ka tentuar të hidhet nga lartësia duke alarmuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e rendit të cilët nisën negociatat me të riun ndërkohë që në ndihmë të tyre u vendosën edhe njësitë e ambulancës dhe zjarrfikëses. Pas disa minutave negociata me punonjësit e policisë personi është bindur që të ndalojë tentativën e tij dhe ka zbritur nga lartësia.

Mësohet se Jahelezi dhe të afërm të tij u kanë shpjeguar policëve se veprimin ai e ka kryer në shenjë proteste për problemin që i ka lindur me biznesin e tij ku janë lejuar t'i bëjnë konkurrencë kompani të palicencuara në fushën e transportit të udhëtarëve.