Shkoi me plagë në spital, zbulohet si u plagos i riu në Korçë, arrestohet bashkë me shokun
Marsel Rusi 33-vjeçari që u vetë-plagos një natë më parë në Korçë është arrestuar nga policia bashkë me shokun e tij Andi Adri, 32 vjeç, banues në Pogradec.
Sipas uniformave blu ata kanë tentuar të krijojnë prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes.
Sipas njoftimit të policisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetë-plagos me armë zjarri 33-vjeçari Marsel Rusi , banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit Andi Adri, 32 vjeç, banues në Pogradec.
Mësohet se 33 vjeçari pasi është ndaluar dhe mjekuar si fillim në spitalin e Korçës është nisur drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Nga burimet spitalore thuhet se Rusi ka shenja në kokë.
Rusi sipas të dhënave ka qenë person që luante edhe kumar megjithëse nuk konfirmohet ende që plagosja të ketë lidhje me këtë pjesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.
