Operacion në Krujë, arrestohen dy persona për kultivim të lëndëve narkotike

Dy persona janë arrestuar në Krujë për kultivim të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim po për kultivim të bimëve narkotike.

Blutë informojnë se kanë goditur  1 rast të tentativës dhe 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në Njësinë Administrative Thumanë, Krujë. 

Në vijim të veprimeve, u ndalua shtetasi Sh. S., 42 vjeç, banues në Gramëz, Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë i ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për të njëjtën vepër penale. Në momentin e kapjes, në fshatin Mallkuç, efektivet e Policisë kanë konstatuar këtë shtetas duke hapur 50 gropa si ato që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike canabis sativa.  

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin T. Sh., 47 vjeç, banues në Mallkuç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së tij, kanë gjetur të kultivuara disa bimë cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet i kaluan Prokurorisë  Krujë, për veprime të mëtejshme.