FNSH 'zbarkon' në Fushë-Krujë, kontrolle në zonë për kultivim droge

Forca të shumta policie, kryesisht FNSH nga Tirana kanë zbarkuar në Fushë-Krujë.

Mësohet se blutë do të ushtrojnë kontrolle në fshatrat e malësisë së Krujës, pasi kanë informacione se ka parcela të mbjella me drogë.

Burime për Ora News bëjnë me dije se janë 3 furgona të FNSH të cilët do të ushtrojë kontrolle në këtë zonë.

Në vijim pritet të ketë detaje më të hollësishme të këtij operacioni.