Bardhi për shkarkimin e Metës: Tentativë për të shmangur vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi
Teksa në seancën plenare të ditës së diskutohet kërkesa e Komisionit të Ligjeve për të miratur çuarjen e nismës së PS për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nën hetimin e Komisionit Hetimor, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter”.
Bardhi shprehet se e vetmja gjë me të cilën duhet të merremi është vjedhja e votave nga ato Rama-Doshi-Rakipi që sipas PD e çoi vendin në masakër elektorale.
“Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.”
Sipas, sekretarit të Përgjithshëm të PD, çdo çështje tjetër ka si synim shmangjen e vëmendjes, teksa bën thirrje për të luftuar për kthimin e demokracisë në vend.
“Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë.”
Emetime rekord në Kinë
7 Maj, 13:15



