Makinat bëhen shoshë në aksin Shkodër-Lezhë, një fëmijë mes katër anëtarëve të plagosur të familjes

Katër anëtarë të një familje, mes tyre dhe një fëmijë mbetën të plagosur mesditën e sotme në një aksident rrugor në superstradën Shkodër-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Kakarriq, ku tre makina janë përplasur mes tyre.

Makinat bëhen shoshë në aksin Shkodër-Lezhë, një

"Janë përfshirë  në aksident rrugor mjetet me drejtues shtetasit B.P., E.N.,dhe Z.C.,  ku për pasojë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, drejtuesi i mjetit shtetasi B.P.,dhe 3 pasagjerët në këtë mjet" njoftoi policia.

Makinat bëhen shoshë në aksin Shkodër-Lezhë, një

Pasagjerët e plagosur janë dy gra që janë transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë  dhe dhe një fëmijë.

Makinat bëhen shoshë në aksin Shkodër-Lezhë, një

Drejtuesit e dy mjeteve të tjera  shtetasi E.N.,dhe shtetasja Z.B.,janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Makinat bëhen shoshë në aksin Shkodër-Lezhë, një