"Shpërdorim detyre se shpëtova jetë njerëzish?!" Flet pas hekurave kapiteni i anijes që shpëtoi 55 sirianë
Dalin në gjykatën e Vlorës 5 anëtarëve të ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë ndihmura skafistin të largohet.
Kapiteni i anijes Bledar Bufaj i indinjuar pas hekurave mohon se ka shpërdoruar detyrën ndërsa e quan veten hero pasi ka shpëtuar emigrantët sirianë
"Ngjarja ka ndodhur në 8 janar apo 9 janar, ndërsa në 9 Janar të 2004 vdiqën 20 veta ndërsa ne këtë rradhë bëmë detyrën dhe i shpëtuam ata.Këta të pestë qe shikoni ju ketu janë heronjë. Ec shikoni në spital sesa shpëtuam ne në gjendje të rëndë. Më akuzojnë për shpërdorim detyre.Çfarë shpërodimi detyre kam bërë un që shpëtova jetë njerëzish.” thotë ai.
Në fillim të janarit u shpëtuan nga mbytja 55 emigrantë sirianë ndërsa iku skafisti.
Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

