"Dashuriçka, inate, ngjala, sushi ", Gjonin e bezdis rishfaqja e filmit "Rama-Meta": 20 e ca vjet që i çajnë… shqiptarëve

Për të marrë fjalën në Kuvend, ku po diskutohej për ngitjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Ilir Metës si president, Ralf Gjonit iu desh më parë të bënte debat me drejtuesen e seancës, Vasilika Hysi.

Kjo pasi Gjoni erdhi me vonesë në sallë dhe i kishte kaluar radha.

Hysi: Mos të pije kafe dhe të bëjë llafe po të rrije këtu. Unë e di që ka vetëm Covid dhe nuk ka pandemi të tjera. Në nje rend dite me çështje shumë të rëndësishme ku diskutohen dekretet e presidentit të Republikës dhe një projektvendim i propozuar nga Komisioni i Ligjeve për një çështje të rëndësishme, minimumi deputetët të qëndrojnë në sallë. I bie të tërheq zbatimin e drejtë të rregullores së kuvendit dhe të legjitimoj parregullsinë sepse deptetët nuk janë të pranishëm.

E megjithatë Hysi u dorëzua, duke bërë një përjashtim.

Hysi: Zoti Gjoni fjala është për ju por ju sugjeroj që mos ta bëni më një gjë të tillë.

Gjoni: Është fundi i parlamentit zonja Hysi nuk ka nevojë për një shtypje të tillë në emër të rregullores.

Për Ralf Gjonin, diskutimi në Kuvend për Metën është një skenë e jetuar më parë. Por për të prishja e marrëdhënies President-Kryeministër është një çështje shtetërore por mjekësore, dhe për këtë pati dhe një propozim.

Gjoni: Ky është shkarkimi i dytë i presidentit të Republikës si procedurë në parlament dhe unë për hir të atij roli që kam pasur para se të hyja në parklament në 2017, nuk mund të rri pa thënë dy fjalë si një person që e njoh shumë mirë nga brenda marrëdhënien dashurore mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ju folët për patologji si Covidi por ka dhe një emër tjetër zonja Hysi që quhet andropauzë, kjo është histori e dy shokëve socialistë që në gjykimin tim janë duke kaluar një moment të thellë andropauze, inati, urrejtje, çrregullimi hormonal mes njëri-tjetrit. Kjo nuk është çështje shtetërore, kjo është një çështje mjekësore. Minsitrja e Shëndetësisë krahas miliona doza vaksinash që keni sjellë në Shqipëri ju lutem ngrini dhe një ekip mjekësor për të vlerësuar stabilitetin mendor të këtyre njerëzve që kanë ozurpuar poste të rëndësishme të shtetit siç janë presidenti dhe kryeministri.

Sipas Gjonit, është e qartë se Ilir Meta ka dalë nga binaret e presidencës, por rregullimi i marrëdhënies Rama-Meta nuk bëhet me rregullore kuvendi por me darkë ngjalash.

"Dashuriçka, inate, ngjala, sushi ", Gjonin e bezdis rishfaqja
Maliqi nuk është dakord me Gjonin

Gjoni: Nëse ka pasur diçka për të cilën njihej Ilir Meta para se të ishte president, ishte sjellja presidenciale. Sapo u bë president, nuk e di se çfarë ndodhi, ndryshoi regjistri. Gjatë këtyre 8 viteve të fundit kemi mësuar një gjë, se marrëdhënia mes këtyre dy çunave socialiste nuk rregullohet me rregullore kuvendi as me komisione hetimore por me një darkë të thjeshtë ngjalash. Mjaftojnë disa ngjala, disa shishe verë dhe marrdhënia mes tyre rregullohet.

Nëse ngjalat nuk bëjnë punë, ka një tjetër sugjerim.

Gjoni: Nëse këtyre të dyve u janë mërzitur ngjalat e Lalzësit unë kam sugjerim të hanë sushi.

Por për tu bërë më serioz për temën, Ralf Gjoni tha se nuk është detyrë morale por as kushtetuese e kuvendit të përfshihet në një nismë të tillë për shkarkimin e Presidentit.

Gjoni: Të na i kursejnë ne këto teatro të shëmtuara dhe inate dashuriçkash mes këtyre dy shokëve socialistë. Nuk na takon ne detyra e shkarkimit të Presidentit, nuk kemi legjitim moral dhe kushtetues për tu marrë me shkarkimin e Presidentit të republikës. Kjo ndërmarrje kaq e rëndësishem i takon parlamentit të ardhshëm.

Zonja kryetare, le të mblidhet parlamenti në shtator të përfaqësohen forcat politike sipas vullnetit të sovranit të zgjedhjeve të fundit të prillit dhe ai  parlament i shtatorit të ngrejë komisione hetimore dhe të shkarkojë presidentin. Se kur shkarkon presidentin duhet menduar dhe për emërimin e një presidenti të ri. Duhet të reformojmë shtetin shqiptar në mënyrë rrënjësore, kjo republikë në formën aktuale nuk mund të qëndrojë më.

"Dashuriçka, inate, ngjala, sushi ", Gjonin e bezdis rishfaqja
Xhafaj dhe Shameti duke votuar

Ndërsa Balla renditi shkeljet e Metës, Gjonin u kujtoi se nuk është e shkruar në Kushtetutë që Presidenti duhet të jetë i qetë.

Gjoni: Taulant Balla mban një fjalim sot për shkeljet e presidentit, e di pse ndodh kjo? Se nuk ka ligj të mirëfilltë për të rregulluar kompetencat e presidentit, për rrjedhojë presidenti mund të jetë i qetë por edhe negrastenik. Nuk ëshrë në Kushtetutë që presidenti të jetë i qetë. Këto janë grirje sallartash në parlament, debate boshe. A thua se dalldia e Ilir Metës paska vendosur në rrezik marrëdhëiet strategjike me SHBA, a ka ndonjë infantil shqiptar që mund ta besojë një broçkull të tillë? A thua se marrëdhëia jonë me Uashingtonin varet nga deklaratat e njërit apo tjetrit.

Për Gjonin, kolegët që do u zënë vendet në shtator  duhet të vendosin a duam një republikë parlamentare me një president kukull apo duam që presidenti të zgjidhet nga populli.

Gjoni: Personalisht do të isha që nëse ruhet formati presidencial i Republikës Parlamentare presidenti të zgjidhet nga populli dhe mbaron njëherë e mirë pazari i pisët kronik i zgjedhjeve të presidentit nga parlamentet respektive.

Idenë e përforcoi më tej duke folur për kthimin e monarkisë.

"Dashuriçka, inate, ngjala, sushi ", Gjonin e bezdis rishfaqja
Gjuzi e duartroket

Gjoni: Ose hajde hapim një debat të madh kombëtar dhe vendosim nëse duam të bëjmë një referendum të ri për ti kërkuar shqiptarëve nëse duan presidenta që futen në konflikt me ekzekutivin apo shqiptarët mund të prerferojnë një monarki parlamentare si Britania, Holanda. Pse jo.

Princi Leka, që është trashëgimtar legjitim i fronit mbretëror shqiptar, do të ishte një personazh shtetëror shumë herë më dinjitoz se gjithë presidentët e 20 viteve të fundit të marrë së bashku, shumë herë më dinjitoz. Do të na vendoste në hartën europiane, do të rritej respekti për këtë vend. Por jo, ju preferoni të zgjidhni presidet në mënyrë të shëmtuar si në 2017 dhe të merreni me komisione për shkarkimin e presidentit. Duhet reformë e thellë e sistemit elektoral se ju e patë se çfarë ndodhi. Ndaj nuk kandidova.

Parlamenti i ardhshëm ka për detyrë të fillojë një reformë të thellë elektorale, gjithëpërfshirëse dhe konsensuale ndryshe ne do të rrëshqasim nga autokracia drejt kleptokracisë. Do të ishte fatale, kastrofike për fëmijët tanë. Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha kanë rregulluar fëmijët e tyre, ndoshta të ardhmet e nipave dhe mbesave apo stërnipave dhe stërmbesave. Shumë prej nesh duhet të strapacohemi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tanë.

Moralisht nuk u kemi asnjë sekondë borxh këtyre individëve që kanë 20 e ca vjet që po i çajnë… shqiptarëve. Nuk është më e pranueshme kjo sjellje prej cubi, gangsteri në shtetin shqiptar. Politikanët e shtatortit duhet të mblidhen këtu dhe të vendosin për një reformë të thellë shtetërore. Ne këtu duhet të qëndrojmë jashtë këtij debati dhe të lëmë Edi Ramën dhe Ilir Metën ta zgjidhin  këtë punë me një sushi në Lalëz apo vend tjetër buzë detit.