Prokuroria këmbëngul: Adriatik Llalla të dënohet me dy vite burg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Maj 2021, 12:40
Prokuroria këmbëngul në dënimin me 2 vite burg të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Gjithashtu kërkon përjashtimin me 5 vite nga funksione publike për të. Në seancën e 16 prillit Llalla u paraqit vetë në gjykatë pa praninë e ndonjë mbrojtësi duke kërkuar të heqë dorë nga gjykimi I shkurtuar.
Sipas akuzës Llalla duhet të shpallet fajtor për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë ne 2 raste. Hetimi ndaj tij nisi nga ish drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela tashmë e shkarkuar nga vetingu.
Ndërsa në çdo seanca kanë qënë të pranishëm për ta monitoruar perfqësues të ambasadës amerikane.
Llalla u largua nga detyra në përfundim të mandatit në dhjetor të vitit 2017.
