I hapte llogari false, madje e qëlloi me armë drejt banesës, si u kanos adoleshentja në Shkodër

Një 17 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetasje.

Gjithashtu policia njofton se djali me inicialet E.N, 17 vjeç banues në Bardhaj të Shkodrës, ishte konfliktuar me vajzën.

“Ky shtetas pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës” informon policia e Shkodrës

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.    

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.