I pret rrugën mjetit, përplaset 15-vjeçari në superstradën Lezhë-Laç, rëndë në spital

Një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi paraditen e së premtes në afërsi të kryqëzimit të Rriles, ndërsa 15-vjeçari i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

"Në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, mjeti tip "Volkswagen  " me drejtues shtetasin Ç.M.,56 vjeç, banues në Lezhë ka përplasur këmbësorin P.K.,15 vjeç, banues në Ishull Lezhë, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë" njofton policia.

I pret rrugën mjetit, përplaset 15-vjeçari në

Nga të dhënat paraprake bëhet e e ditur se ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga këmbësori është bërë shkak për aksidentin, ndërsa drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale Ç. M, është shoqëruar në polici për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.