Situata e Covid-19/ Rakacolli: Studentët të zbatojnë masat, pandemia nuk ka mbaruar
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, thotë se edhe pse studentët do të kthen në auditore për konsultime dhe për provime duhet të zbatojnë masat kundër Covid-19 në mënyrë rigoroze.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Rakacolli shprehet se një nga aktorët që ka ndikuar në uljen e viktimave dhe rasteve të reja është vaksinimi masiv, teksa ka shtuar se pandemia nuk ka mbaruar ende.
Rakacolli: Vaksinimi ka ulur ndjeshëm numrat e të infektuarve, por edhe numrin e të vdekurve dhe numrin e të shtruarve në spital.
Patjetër, studentët duhet të vazhdojnë të respektojnë në mënyrë rigoroze masat nati-covid. Pra pandemia nuk ka mbaruar. I jemi afruar daljes së tunelit por akoma jemi brenda dhe një lëshim tani do na kthejë mbrapa. Duhet të vazhdojmë të ndjekim masat akoma. Jemi në atë momentin kur e kemi të pavlerësuar mirë nga ana e shifrave influencën që mund të ketë pasur zhvillimi i fushtës elektorale, pasi nuk u zbatuan si duhet masat kundër Covid-19.
