Ndahet nga jeta Radoja, Demalia: Je më rehat në paqen që nuk ta dha kurrë toka

Ditën e sotme u nda nga jeta për shkak të Covid-19 aktori i njohur Guljem Radoja.

Përmes një postimi në Facebook, Ilir Demalia ka prekur me me mesazhin e tij dhe fjalët e ndjera.

Demalia thotë se ai aktronte vetëm me sy, dhe ndërsa ishte gjallë toka nuk ja dha kurrë paqen e merituar.

"Sot u largua në Amshim, i paqtë aktor që aktronte vetëm me sy. Qytetar elitar dhe karakter dinjitoz.

Arti sot humbi jo vetëm një artist por edhe nje model të qytetarit dhe integritetit dhe dinjitetit që është i rralle në komunitetin e artistëve, Guljem!

Shko  takohu sot në qiell me Bujar Lakon e Rikard Larjan, jeni më rehat atje në paqen që nuk ja u dha kurrë toka që i dhate aq shumë njerzillëk."