Reagimi i Hazard, tërbon Real Madridin dhe tifozët

Në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për Real Madrid, Eden Hazard jo vetëm që dështoi por sjellja e tij në fund të ndeshjes ndaj Chelseat ka acaruar së tepërmi tifozët dhe siç shkruhet edhe drejtuesit e klubit spanjoll.

Dihet botërisht lidhja e fortë që ka belgu me ish ekipin e tij, ku ka shkëlqyer te Chelsea por kamerat e fiksuan në fund të takimit duke qeshur dhe duke bërë shaka me ish shokët e skuadrës. Zouma e Azpilicueta, a thua sikur nuk kishte ndodhur gjë në 90’ minuta lojë.

Reagimi i tifozëve ka qenë i menjëhershëm në rrjetet sociale pas ndeshjes me komente masakruese për sulmuesin belg që në fakt gjatë gjithë këtij sezoni më shumë ka qëndruar në “infemieri” sesa ka bërë gjëra të mira në fushë.

Hazard ka 3 ndeshje që po luan me “los blancos” për shkak të dëmtimeve të shpeshta por lojtari jo vetëm që është larg formës më të mirë por të paktën duhej të kursehej me skena të tilla që kanë nervozuar edhe drejtuesit e klubit.

Vetëm qëndrimi i Zidane në stol mund ta shpëtojë Hazard te Real Madrid pasi zërat për shitjen e tij në verë po shtohen gjithnjë e më shumë dhe arsyet janë të shumta, që nga dëmtimet e shpeshta, forma fizike e dobët, paraqitjet larg pritshmërive dhe në fund situata ekonomike.