Mbeti jashtë parlamentit, Ervin Bushati: Punova fort për PS12, ndjesë për pritshmëritë individuale

Mbeti jashtë parlamentit, Ervin Bushati: Punova fort për PS12,
Foto: LSA, Ervin Bushati, festa në shesh pas fitores se PS-se

Ervin Bushati nuk do të jetë më në Kuvendin e Shqiërisë. Ai arriti të marrë vetëm 2837 vota dhe vendi e tij e zuri Ornaldo Rakipi, i cili arriti të thyejë herësin.

Bushati i cili është dhe kryetari i PS-së në Tiranë, thotë se ka punuar për të maksimalizuar votat e PS-së dhe ia ka dalë duke marrë mbi 19 mijë vota më shumë se në 2017.

Ervin Bushati nuk arriti të fitonte dot mandat deputeti për shkak të votave preferenciale të kandidatëve duke u spostuar nga Ornaldo Rakipi, ndërsa Fatmir Xhafaj spostoi Fidel Ylli.

Postimi në facebook

????????̈ ????????????????????????????̈ ????????̈???? ????????

Unë si qytetar i Tiranës, i pari i kryesisë së PS Tiranës, punova fort për objektivin e Partisë Socialiste: pastër, drejtë dhe suksesshëm.

PS Tiranë mori një numër rekord votash: +19,042 më shumë se në vitin 2017, falë përpjekjes sonë të përbashkët në këto dy vite bashkë.

Në cilësinë e Kryetarit të PS Tiranë ndieja se kisha përgjegjësinë për të gjithë përfaqësuesit e Partisë Socialiste Tiranë dhe u sigurova që energjia jonë të shkonte për të mirën e madhe PS12

Falenderoj mbështetësit e mi për të gjithë energjinë dhe qytetarinë e treguar dhe ndjesë, po perseri për mbështetësit e mi, edhe si i pari socialist i Tiranës, për pritshmëritë individuale: me e rëndësishme dhe më e bukur është Fitorja e madhe e PSsë-

Tani na pret një punë edhe më e madhe!!!

Kryetari i PS Tiranë, ???????????????????? ????????????????????????????.