Nuk arriti të jetë faktor në zgjedhje, Topalli jep dorëheqjen si kryetare e Lëvizjes për Ndryshim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 18:21
Pasi nuk mundi të dërgojë asnjë deputet në Kuvend, Jozefina Topalli, ka deklaruar dorëheqjen si kryetare e Lëvizjes për Ndryshim.
Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo në një postim në facebook.
Topalli: Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli per t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falenderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale, të falenderoj të gjithë ata qe besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e së djathtës shqiptare.
Partia Lëvizja për Ndryshim nën drejtimin e Topallit arriti të merrte 7049 vota në rang vendi ose 0.45%.

