"Do rrëzojmë regjimin Doshi-Rama", Alibeaj tregon si ndryshoi deklarata e prokurorit për vrasjen në Elbasan
Deputeti i Partisë Demokratike në Fier i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, akuzoi sot kryeministrin Rama dhe kreun e PSD,Tom Doshi se kanë kryer masakër zgjedhore.
Në një dalje për mediat, ai iu referua ngjarjes së Elbasanit dhe ndryshimit të deklaratës së prokurorit para dhe pas zgjedhjeve.
Italia mbyll kufijtë me Indinë e Bangladeshin
29 Prill, 17:53
Alibeaj tha se të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.
Deklarata e Alibeajt
Të dashur qytetarë
Sot po luftojmë për demokracinë në vendin tonë.
Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të akteve të Ramës-Doshit dhe bandave të pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.
Në video që do të ndjekim tani, të gjithë do të shihni dhe dëgjoni se si prokurori para zgjedhjeve thotë se nuk kishte asnjë provë në makinat e bandave të Elbasanit.
Ndërsa pas zgjedhjeve, prokurori deklaron të kundërtën. Ai thotë se policia gjeti para dhe karta identiteti në makinë.
Ja si po mbrohet masakra elektorale Rama-Doshi.
Kjo që shihni këtu është vetëm maja e ajsbergut.
Të gjithë shqiptarët janë të vetëdijshëm se se si kanë vepruar Rama-Doshi dhe banditët e pushtetit për të vjedhur dhe blerë rezultatet e zgjedhjeve. Të tjera fakte dhe të dhëna do të publikohen në ditët në vijim.
Një gjë është e sigurtë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe besimin që qytetarët na dhanë në këto zgjedhje, në mënyrë që të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi.



