Yuri Kim: Prokurorët të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka mbështetur thirrjen e Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela lidhur me krimet zgjedhore.
Yuri Kim shkruan në Twitter se Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet.
"Prokurori i Përgjithshëm Çela u ka kërkuar të gjithë prokurorëve në Shqipëri që të intensifikojnë hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore. SHBA e mbështet fuqimisht këtë thirrje. Reforma në Drejtësi kërkon që prokurorët të kryejnë detyrën e tyre me pavarësi dhe integritet. Askush nuk është mbi ligjin."
Ambasadorja amerikane e ka përgëzuar kryeministrin Rama më herët për fitoren e zgjedhjeve, po ashtu vlerësoi edhe kryedemokratin Basha për për udhëheqjen e një fushate të fortë.

