Jahti luksoz i nisur nga Napoli ankorohet në brigjet e Sarandës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2021, 18:19
Një jaht i quajtur "My Lora" i nisur nga Napoli ka mbërritur sot në Portin e Sarandës.
Jahti me destinacion Rodosin, është prodhim i vitit 2021 dhe ndalesën e tij të parë, në lundrimin e parë e bën në Shqipëri.
Kapaciteti i tij është për 12 persona, ndërsa si ekuipazh ka 4 persona.
Arsyeja e mbërritjes së jahtit në portin e Sarandës, është furnizimi me karburant dhe ushqime.
Me mbylljen e kufijve jahtet e mbërritur në Sarandë kanë qenë të paktë dhe gjithmonë kanë patur qëllim furnizimin me karburant.

