“S’mbështesim asnjë parti, a kandidat, por të drejtën për votë të lirë” mesazhi i Yuri Kim një ditë para zgjedhjeve

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim me liderin demokrat Basha në selinë blu.

Takimi mes diplomates amerikane dhe liderit demokrat erdhi një ditë para zgjedhjeve parlamentare që mbahen nesër.

Burime për Ora News bëjnë me dije se takimi i ambasadores me kreun e PD-së zgjati 1 orë.

Përmes një postimi në tëitter ambasadorja  Yuri Kim sqaron se takimi ishte në kuadër të takimeve që në 48 orët e fundit ka bërë me përfaqësuesit e lartë të vendit, si presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe tani kreun e PD-së.

"Ne përsërisim. Nuk mbështesim asnjë parti apo kandidat. Po ne absolutisht mbështesim të drejtën e të gjithë qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe."