Andrea Agnelli: SuperLiga nuk mund të bëhet tani
Mori fund zyrtarisht gjithçka, SuperLiga rezultoi një fiasco për shumë arsye ndërsa tani duhet të merren me pasojat ata që e ideuan, Florentino Perez dhe Andrea Agnelli. Ky i fundit e pranoi publikisht në një reagim të shkurtër se “për të qenë të ndershëm, ky projekt nuk mund të vazhdojë më, pas gjithë asaj që ndodhi”, por ndaj tij tani ka një presion shumë të madh.
Fillimisht, Agnelli ka bërë shumë armiq në arenën europiane, duke nisur nga UEFA, klubet e tjera të rëndësishme të Europës e për të ardhur te tifozët. Do të ishte një fjalë e tepër të thuhej që është personi më I urryer në skenën e futbollit por por duhet pranuar që ka bërë një figure shumë të keqe dhe te Juventusi mund të bëjnë ndryshime për të përmirësuar gjërat.
Nuk përjashtohet mundësia që Agnelli të largohet pasi edhe raportet me kushëririn John Elkann që zotëron gjithashtu Juventusin, nuk janë të mira dhe figura që bëri ai plus dhe situata jo e mire ekonomike e klubit mund ta shtyjnë drejt largimit nga familja bardhezi.
Priten zhvillime të rëndësishme ndoshta edhe ndryshime mes krerëve të klubit teksa ndryshimet në stafin teknik janë të padiskutueshme me Andrea Pirlon drejt largimit në fund të sezonit aktual por edhe Agnelli nuk është më aq i blinduar si numri 1 i klubit.