Gjoni: Shumica e veprimeve të Ramës, krizat e një lidershipi që po i rrëshqet toka nën këmbë

Në një intervistë për RTV Ora, ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni u shpreh se palët politike janë të pasigurta për fitoren, se përndryshe do të bënin një fushatë të qetë zgjedhore.

Sipas Gjonit, PS është mbajtur si një parti e njerëzve të urtë dhe me intelekt, por është kthyer në një parti të përqeshjes dhe urrejtjes.

Gjoni: Palët politike janë të pasigurta për fitoren, se përndryshe do të bënin një fushatë të qetë zgjedhore. Prandaj po e mbarsin situatën me ngjarje të tilla. Në çdo 3 ditë kemi prodhuar diçka që nuk e mban situata me këtë ritëm. Kemi një rritje të incidenteve që sikur nuk duket se kanë lidhje me politikën, por këto më duket se nuk janë dhe aq larg nga politika. Kufizimi i pandemisë ka bërë që të jenë me të sofistikuar në aspektin dixhital. Kjo është e vetmja gjë e re e fushatës elektorale. PS e ka shitur veten si një parti e njerëzve të urtë dhe me intelekt, por përkundrazi, është kthyer në një parti të përqeshjes dhe urrejtjes.

Nga ana tjetër kemi një parti ku Basha nuk ka të njëjtin stil, duke u shfaqur me tipare ndryshe, qoftë edhe nga vetë PD-ja. PS qysh në janar kishte një avantazh të dukshëm kundrejt PD-së. Me kalimin e muajve, sa më shumë e anashkalonte Bashën si kryetar i PD-së, Basha ka pasur më shumë mundësi që të bëjë fushatën e tij elektorale. Basha edhe e kaluar pa e komentuar farë Ramën dhe mendoj se një gjë e tillë i ka rritur pikët e kryedemokratit. Prandaj kemi një acarim të eksponentëve të PS-së që duhet edhe në studiot televizive. Rama po përdor edhe shëndetin e pandeminë në fushatë si kuaj betejë. Ai po kërkon diçka që nuk ka lidhje pse ka ardhur në pushtet dhe refuzon që të japë llogari në 8 vite. Gjëra të tilla ai i ka sharë në pushtet dhe ja ku jemi.

Sipas Gjonit, shumica e veprimeve nga Rama, largimi nga studiot, denigrimi i kundërshtarit, refuzimi për të dhënë llogari, apo shmangia e pyetjeve, janë krizat e një lidershipi që e di se kap argumente për të fituar situatën.

Gjoni:  Shumica e veprimeve nga Rama, largimi nga studiot, denigrimi i kundërshtarit, refuzimi për të dhënë llogari, apo shmangia e pyetjeve, janë krizat e një lidershipi që e di se kap argumente për të fituar situatën. E di se argumentet i ka kundër vetes. Të gjitha studimet e komunikimit tregojnë se në situata të tilla ndodhen lidera që nuk janë të sigurt dhe se janë në terren të rrëshqitshëm. Janë metoda që përdoret për të bërë diversion të vëmendjes. Rama sjell shifra ose gjëra nga konteksti dhe thotë pse nuk më kuptoni ju mua. Ne e kuptojmë, por ai nuk ka argumente, prandaj bën diversione të tilla për vëmendje.