Ju flet Moska: Erion Veliaj ka marrë Master në një universitet të paakredituar

Shkollimi i kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Çështja e shkollimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mbetet ende një enigmë e pasqaruar. Në jetëshkrimin e tij thuhet se ka ndjekur studimet master në universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe. Mësohet se masterin e ka bërë për 7 muaj. Për 7 muaj nuk bëhet një master, do dy vjet, aq më tepër në një universitet serioz. Por në këtë periudhë, nga tetori 2004 në qershor 2005 në Shqipëri e mbaj mend mirë që Veliaj në atë kohë na mbiu në sy me lëvizjen Mjaft, e kishim përditë në studiot televizive, atëherë nuk bëheshin intervistat me skype. Mund të ketë qenë në Angli 10 herë, të kenë ndenjur 4-5 ditë, por është e sigurt se pjesën më të madhe të kohës e ka në Shqipëri. Veliaj është i vetmi kryetar bashkie i Tiranës që kur u shpall kryeqytet që ka diploma të rreme të shkollës së lartë. Më i ndershëm ishte Xhemal Tafaj që nuk kishte bërë shkollë. Universiteti i Sussex në Britaninë e Madhe është pyetur  në lidhje me masterin e Erion Veliaj dhe thotë se emri i tij figuron në këtë broshurën që ka bërë master për politikat europiane por ironia është se në periudhën që pretendohet këtij universiteti i ishte hequr akreditimi.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.