Kim, paralajmërim nga Fieri kundër shitblerjes së votës: Votuesit kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë

Pas Vlorës, ambasadorja Yuri Kim vizitoi Fierin. Në një proncim për mediat, Kim ishte e qartë në paralajmërimin e saj për këdo që do të tentojë të deformojë vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Edhe në këtë dalje publike, Kim u kujdes të sqaronte se SHBA nuk mbështet asnjë parti në këto zgjedhje.

Yuri Kim: Unë jam një person shumë i drejtëpërdrejtë dhe do t'ju siguroja që nëse unë do të doja që të votonit për dikë do t'jua thoja këtë gjë dhe nuk do tu thoja thjesht një mesazh të fshehur. Dëshiroj të përsëris se SHBA nuk mbështesin një parti të caktuar apo një kandidat të caktuar politik.

E vemtja gjë që mbështesim është e drejta e popullit shqiptar të shprehin vullnetin përmes votës së tyre dhe paralajmërojmë kundër kujdo që dëshirojnë të mohojnë këtë të drejtë duke blerë votën ose duke shitur votën. Është shumë e rëndësishme që votuesit të mbajnë mend se kanë fuqinë por edhe përgjegjësinë. Në një demokraci, shoqëria civile ka rol jetik.

Gjatë vizitës në Fier, Kim zhvilloi një takim me votues për herë të parë.

Diplomatja amerikanë u shpreh e surprizuar nga njohuritë e tyre mbi procesin zgjedhor dhe shprehu bindjen se demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur.

Yuri Kim: Në Fier u takova me votues për herë të parë dhe më bëri përshtypje sesa shumë dinin për procesin e votimit. Patëm një diskutim shumë të mirë në lidhje me atë që ata mendojnë. Jam besimplotë që demokracia shqiptare është në drejtimin e duhur dhe vërtet shpresoj që të rinj të tillë do të mund të ndihmojnë Shqipërinë.