Bushati: PD do ta bëjë rrogën e pedagogëve 900 euro, të profesorëve 1300 euro dhe të mësuesve 700 euro

Drejtuesi politik i PD-së në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati në një takim sot me pedagogë në këtë qytet u shpreh se arsimi është në fokus të programit të Partisë Demokratike.

Ai theksoi se në programin e PD-së do të ketë rritje e ndjeshme të pagave të profesorëve, pedagogëve dhe mësuesve.

Bushati: Ju jeni ata që formësoni të ardhmen. Problematikat që lidhen me arsimin ju i njihni shumë mirë. Shkodra ka jë numër të ulët në disa degë të caktuara. Programi i PD-së ka një mundësi që çdo student të mund të vazhdojë studimet, pavarësisht financave të tyre. Ne do të eliminojmë taksën universitare për familjet që kanë të ardhura nën 640 mijë lekë në muaj.

Për studentët që vijnë nga familjet në nevojë kemi 5000 bursa që mbulojnë shpenzimet universitare të studentëve. PD ka në fokus mundësinë e studimit për studentëve. Paga e pedagogëve do të bëhet 900 euro dhe e profesorëve në 1300, ndërsa ajo e mësuesve do të shkojë në 700 euro. 5.1% e PBB-së do të shkojë për arsimin në përgjithësi në vend.