Organizata “Guxo”, ekspozitë me produktet e 8 viteve të keqqeverisjes Rama
Organizata “Guxo” përmes një ekspozite të zhvillur tek sheshi “Nënë Tereza” kanë vënë në dukje ato ngjarje që sipas tyre janë produkt i keqqeverisjes nga kryeministri Rama.
Aktivistët e organizatës “Guxo”, kanë zgjedhur të shprehin revoltën e tyre kundër qevrisjes në 8 vite te kryeministrit Edi Rama, përmes një ekspozite të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”.
Ekspozita paraqet disa nga ngjarjet më të bujshme të 8 viteve të fundit, që sipas organizatorëve janë produkt i keqqeverisjes Rama.
"Me këtë ekspozitë kemi dashur të tregojmë se cilat janë punët që kryeministri jonë ka kryer tetë vitet e fundit, cila është piktura që ai ka ndërtuar në Shqipëri".
Në një ndër figurat e përzgjedhura është edhe ajo e sipërmarrësit Becchetti, që sipas organizatorit të ekspozitës, është një nga fotot më domethënëse të kësaj proteste.
Organizata “Guxo” përmes këtij aktiviteti ftojnë të rinjtë të mos heshtin ndaj padrejtësive.