Yuri Kim mbështet mesazhin e Kishës Katolike: Kush e shet dhe blen votën ka shitur dinjitetin e vet
Ambasadorja Yuri Kim ka mbështetur mesazhin e Kishës Katolike në vend lidhur me shitblerjen e votës.
Në mesazh thuhet se Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon
Yuri Kim: Mesazh i fortë i Kishës Katolike: “Shitblerja e votës është plagë e madhe! Kush e shet votën ka shitur dinjitetin e vet & atë të familjes. Kush e blen votën duke përfituar nga varfëria e votuesve nuk është i denjë të ulet në detyrën për të cilën kërkon."
Pёr zgjedhjet e 25 prillit 2021, Ipeshkvijtë e Kishës Katolike tё Shqipërisë kërkojnë garantimin e votimeve të ndershme dhe transparente, në të cilat duhet tё respektohet çdo votë e çdo votues, ashtu sikurse edhe rezultati final.
Ipeshkvijtë e Shqipërisë i “ftojnë të gjithë të merrnin pjesë në votime”, për t’ua besuar të zgjedhurve tё rinj sfidat e ndryshme si pandemia e COVID-19, përforcimi i mëtejshëm i institucioneve si Parlamenti, reformat në drejtësi, eliminimi i korrupsionit, plaga e të rinjve dhe e familjeve që po e braktisin Shqipërinë.