Meta: 25 prill prova e zjarrit, "banda e Astirit" kërcënoi Dritan Lelin të jepte dorëheqjen

25 prilli do të jetë prova e zjarrit, siç e tha presidenti Ilir Meta në konferencën për median ku me një gjuhë të ashpër dhe ton të ngritur paralajmëroi se do të jetë atje për të ndaluar çdo skenar të shantazhimit të votës, apo ndryshimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Meta doli në konferencë për median për të denoncuar skandalin e vjedhjes së identeteteve të komunitetit maqedonas dhe për ti kërkuar autoriteteve shqiptare të hetojnë pasi mund të vihen në rrezik zgjedhjet elektorale.

Meta tha gjithashtu se ishte ajo që e quajti “banda e Astirit”  ata që kërcënuan kryetarin e bashkisë së Vlorës që të jepte dorëheqjen

Pyetje: Ju keni kaluar shumë ditë në Vlorë në kohët e fundit nga ku akuzoni Damian Gjiknurin dhe Afrim Qendon se po përpiqen të bëjnë një tërmet votash duke kërcënuar dhe shantazhuar qytetarët. A keni prova për këto akuza ndaj tyre ?

Aty në Vlorë a po mundohet kryeministri Rama të përçajë opozitën?

Ilir Meta:" Tani seç po bën, numri 8 në Vlorë unë kë të gjë nuk e di. E di që kishte një skenar për të marrë 9 pa ndeshje fare. Ky skenar është përvëluar dhe është djegur edhe për këtë kam njoftuar edhe përfaqësuesit e opozitës. Doni ju provë më të madhe se sa biseda telefonike para pak ditësh që u bë publike ku Damiani u inkurajua për të bërë dhe një tërmet tjetër në Vlorë.

Atje nuk ka burra Damiani, atje ka burra pushke kur bëhet fjala për sovranitetin dhe integritetin e Shqipërisë edhe çunat problematikë nuk kanë vend në Vlorë. Gjithë gratë dhe vajzat problematike të Vlorës, ju e kuptoni se çfarë mund t'i bëjnë këtyre vagabondëve sepse ata janë mësuar me çimak që i kanë rreth dhe që janë dënuar dhe jashtë për trafikime vajzash. Presidentit i Republikës as nuk i shet dhe as nuk i trafikon kurrë, përkundrazi do t'i mbrojë nderin dhe dinjitetin e vajzave, grave të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Këtë ta dijë ai dhe t'ia thotë edhe gruas.

Nesër e njoftoj Damianin për efekt transparence, se ju e dini që unë jam shumë transparent që do të jem në Vlorë. Është i ftuar të vijë, po ja bëj këtë favor meqë ka të dhëna Damiani që unë shkoj fshehur në Vlorë edhe ku di unë se ke takoj andej.

Për bandën e Astirit janë ata që kërcënuan kryetarin e bashkisë së Vlorës që të jepte dorëheqjen, në mënyrë që vartësi i këtij që ishte dhe banda e Astirit, që i dha 20 milionë euro një recepsionisti, e mbani mend dhe ju të merrte drejtimin edhe formal.

Ndërsa i përcolli mesazhin Ramës e Damian Gjiknurit se do e kishin përballë në Vlorë, Meta paralajmëroi edhe një herë se kush do të prekë votën do të përfundojë në burg.

“Edhe ditën e numërimit do të jem në Vlorë. Ta dinë të gjithë komisionerët e opozitës, numëruesit e të tërë. Nëse ua kanë marrë lekët bandës së Astirit ti mbajnë lekët por të kenë mëndjen në mësim se janë në monitorim të gjithë.”

https://youtu.be/Yh8QCNvktm4